BRITANIE MADHE

Thyerja e traditave tashmë është kthyer në një zakon për Meghan Markle dhe për princ Harry-in dhe këtu nuk bën përjashtim edhe lindja e fëmijës së tyre.

Sipas disa burime pranë çiftit Dukesha e Sussex e cila do të lind në prill do të përdorë teknikën e hypnobirthing për të lehtësuar dhimbjet e lindjes. Për këtë ajo ka punësuar një asistent për ta ndihmuar para, gjatë dhe pas lindjes. Kjo teknikë është është përdorur nga nënat e famshme si Angelina Jolie, Gisele Bundchen dhe Giovanna Fletcher.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po çfarë është hypnobirthing?
Hypnobirthing përshkruhet si “një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe antkhit.
Hypnobirthing është bazuar në hulumtimin e Dr Grantley Dick-Reid, një obstetër anglez, i cili ka publikuar tezat e tij të mbrojtura në librin “Lindja pa frikë” në vitin 1933. Ai ngre hipotezën se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë. Ekspertët thonë se kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve. Pra e gjitha kjo është një teknikë e natyrshme që lehtëson dhimbjen dhe përgatit trupin e gruas në lindje, pa përdorimin e anestezisë ose ilaçeve, ndonëse pëdorimi i tyre nuk është plotësish i përjashtuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb