Presidenti i klubit grek të PAOK-ut, Ivan Savvidis, është shpallur në kërkim nga policia pas incidentit në ndeshjen e luajtur dje kundër AEK. 58-vjeçari i inatosur për anulimin e një goli hyri në fushë me armë duke kërcënuar gjyqtarin e takimit.

Sipas mediave greke rusi është në kërkim jo për armën pasi atë e kishte me leje, por për faktit që hyri i armatosur në fushë dhe kërcënoi gjyqtarin.

Miku i ngushtë i Putin (Savvidis) u kërkoi lojtarëve të linin ndeshjen dhe të futeshin në dhomat e zhveshjes duke sjellë ndërprerjen e takimit në minutat e fundit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: