Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar menjëherë pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Përmetit, për të zhvilluar një takim elektoral.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Shehu shkruan se Rama arriti në panik në Përmet me 90 minuta vonesë, se sipas tij, sheshi ishte me karrige bosh, derisa u shfaqën militantët e PS. Më tej, ish-deputeti shton se Rama hyri në Përmet i maskuar.

“Rama hyn ne Permet i maskuar! Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenes per tju shmangur zemerimit te popullit te Permetit.

Peci per te terhequr vemendjen e popullit te Permetit, qe protestonin tentoi qellimisht te provokonte, nderkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur.

Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Kelcura e jashte Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancine” e Termetit.

Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty. Populli i Permetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi përsëri”, shkruan Shehu.

Tritaniiii
Tritaniiii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb