Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kavajë, pasi ishte kapur në momentin kur po tentonte të largohej nga një banesë që kishte hyrë për të vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të njoftuara për një incident vjedhjeje në lagjen nr. 3, reaguan menjëherë dhe u nisën në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, policia arriti të kapë në flagrancë shtetasin S. P., 40 vjeç, banues në Kavajë, i cili kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes sapo kishte konstatuar mbërritjen e forcave të policisë.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë që i ishte gjetur 40-vjeçarit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. S. P. do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb