Është kapiteni i Kombëtares dhe si i tillë, detyra për të folur para mediave pas shkarkimit të Kristian Panuçit dhe në prag të sfidës së dytë në eliminatoret e Euro 2020 kundër Andorrës, i takoi Elseid Hysaj.


Si e pritët largimin e Panuçit?
“Besoj që nuk duhet ta mendojmë punën e trajnerit. Kemi një ndeshje të rëndësishme që duhet ta fitojmë, na duhen tre pikë jo vetëm për Europianin, por edhe për moralin tonë dhe gjithë shqiptarët. Duhet të fitojmë dhe mos të mendojmë shumë për trajnerin”.


54217270 426885464550190 710000764528885760 N 1
54217270 426885464550190 710000764528885760 N 1

Si kanë ndikuar gjithë këto ngajarje në këto ditë?
“Jemi të gjithë me mëndjen që duhet të fitojmë. Do të jetë një ndeshje shumë e veshtirë dhe do ta kemi të vështirë të shënojmë ashtu siç e pati dhe Islanda. Nuk duhet ë mendojmë për asgjë që ka ndodhur, duhet të vazhdojmë”.


Insigne Hysaj Italy Albania Oxeckwt07zlm1b4mo8cjj37fo
Insigne Hysaj Italy Albania Oxeckwt07zlm1b4mo8cjj37fo

Cila është atmosfera në dhomat e zhveshjes?
“Situata është shumë e mirë. Ndeshja e humbur nuk do na dënojë për të gjithë ndeshjet e radhës. Duhet ta harrojmë atë që ka ndodhur. Do jetë e vështirë po nuk e harruam humbjen. Jemi gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen ndaj Andorrës”.

Panuçi tha se disa prej lojtarëve kanë qarë për largimin e tij. Si është gjendja psikologjike?
“Kështu e ka futbolli. Ne duhet të mendojmë për të mirën e ekipit Kombëtar. Nuk duhet të rijmë mbrapa këtyre gjërave që ndodhëm. Jemi mërzitur, sepse kemi kaluar edhe çaste të bukura me trajnerin Panuçi.

(balkanweb)