Me largimin e Maurizio Sarri-t dhe emërimit të Carlo Anchelotti-t si trajner i Napolit vendi i titullarit për Hysajn u vendos në dyshim.

U mendua se Anchelotti kishte ardhur për revolucion te napolitanët por kjo nuk ndodhi, për më shumë, pas disa ditësh italiani foli me superlativa për mbrojtësin shqiptar, që duhet theksuar se nuk është i pari legjionar që luan për këtë skuadër.

Në vitet 1947-1953, Naim Kryeziu ka veshur fanellën e qytetit jugor, madje duke shënuar edhe 39 gola.

Gjithsesi sa i takon Hysajt ai në ndeshjen e fundit është graduar kapiten. Pikërisht në takimin kundër Dortmund ku Napoli ktheu faqe pas asaj humbjeje zhgënjyese kundër Liverpool me rezultatin 5-0.

Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe pasi mjaftojnë fjalët e Anchelotti-t për të kuptuar se Hysaj nuk është një lojtar i zakonshëm te Napoli. “I besoj Hysajt sepse sillet sikur të ishte ndër më të vjetërit në ekip pavarësisht se është në një moshë të re,”-ishin fjalët e trajnerit italian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb