Largimi i Tudor nga Lazio nuk ndryshon asgjë në lidhje me të ardhmen e Elseid Hysaj. Në Itali vijojnë të besojnë se Hysaj do të largohet nga kryeqyteti, ky ishte viti i tij i fundit. Në planin e hartuar nga drejtuesit e klubit, Hysaj nuk bën pjesë, kjo edhe për shkak të politikave që kanë vendosur të ndjekin në lidhje me angazhimin e lojtarëve të rinj.

Hy
Hy

Sipas mediave italiane, dy lojtarët e parë që do të largohet janë Hysaj dhe Pedro. Jo vetëm forma e shfaqur gjatë këtij sezoni, por dhe mosha, tashmë 30 vjeç, janë dy faktorë kryesorë që largojnë Hysajn nga Lazio. Për momentin, nuk ka emra konkret në lidhje me të ardhmen e tij, por situata mund të ndryshojë nëse Hysaj zhvillon një Evropian pozitiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: