Elseid Hysaj është gati të nisë luftën e zakonshme të thumbimeve me futbollistët spanjollë të Napolit, të cilët do t’i ketë si rivalë në takimin e ardhshëm të përfaqësueses kuqezi. Mbrojtësi do të shkojë në atë sfidë si kryesues, por në një prononcim për “SuperSport” tregoi se për të ka më shumë rëndësi fakti që u kalua me sukses një ndeshje e vështirë si ajo ndaj Lihtenshtejnit.

Për asistin e Balajt
“Shyqyr që u bëmë edhe në shkodranët një herë. Më gëzon që bëri Bekimi përsëri gol, pasi është si gol edhe për mua. Shpresoj ta bëjë edhe në ndeshjen tjetër”.

Për tifozët
“Unë jam shumë i kënaqur që luaj për vendin tim dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Ndërkaq, shqiptarët janë kudo dhe na bëjnë të ndjehemi kudo si në shtëpinë tonë, gjithmonë”.

Për ndeshjen me Lihtenshtejnin
“Ishte një ndeshje e vështirë, ata mbylleshin mbrapa dhe kishim pak hapësira për të sulmuar. Por ishte gjithçka si na tha trajneri, e dinim që do të përballeshim me një situatë të tillë. U munduam e krijuam raste dhe shënuam golat”.

Për rivalitetin me spanjollet e Napolit
“Tani do u dërgoj mesazh, t’u them të bëhen gati se jemi ne të parët. Para se të vinim më thanë merr edhe një top tjetër me vete që ta kesh, se nuk do ta shohësh të ndeshjes, por i kam thënë që do ta shohim në fushë nëse do ta bëjnë ”.

Për përgatitjet ndaj Spanjës
“Kemi menduar për atë ndeshje shumë pak, pasi mendonim për këtë, sepse kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë. Këto janë ndeshjet më të vështira, duket sikur janë skuadrat më të lehta por ndodh një episod që vendos gjithçka, si për rezultatin dhe klasifikimin. Ndaj jemi të gjithë të kënaqur për si e mbyllëm sfidën”.

Formacioni në ndeshjen e ardhshme
“Formacioni që fiton nuk ndryshohet? Atë e di trajneri, pyesni atë. Por ne kemi treguar se mund të fitojmë me shumë formacione të ndryshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: