Elseid Hysaj është krenar që është kapiteni kuqezi. Shkodrani, i cili ndaj Moldavisë do të vijojë të mbajë shiritin në krah, shpreson që në sfidën e radhës kuqezinjtë të dalin duarplotë nga “Elbasan Arena”. Ai vlerëson paraqitjen e fundit ndaj Islandës, pavarësisht se Shqipëria u mposht nga një gjuajtje e vetme në kuadrat.

Loja
“Gjetëm nivelin e lojës tonë pasi e kishim humbur. Jam i kënaqur me lojën që bëmë dhe duhet të vazhdojmë”.

Skema
“Është një rol i ri për mua, por unë jam profesionist dhe duhet ta bëjë mirë. Unë nuk e prisja ta bëjë aq mirë dhe ndeshja më shkojë mire”.

Kualifikimi
“Duhet të vazhdojmë të punojmë për rritjen e Kombëtares. Do ta fillojmë nga zero, për të bërë një grup, duhet të krijojmë identitet dhe të kemi kohën për më mire”.

Kapiteni
“Është zgjedhje e trajnerit, jam i kënaqur për këtë gjë. Çdo kush ka dëshirë të jetë kapiten i ekipit kombëtar, nuk është gjë e rëndësishme apo të krijoj polemika. Për mua është një ëndërr që po realizohet”.

Islanda
“Besoj se duhet të ishim pak më konkret në përfundimin e aksioneve. Kishim aksionet dhe na mungoi konkretizimi. Pasimet e gjata. Nuk besoj se ne kemi luajtur me shumë topa të gjatë këtë e kemi bërë që të nxjerrim lojtarët para porte të shënojnë, por loja nuk ishte vetëm me topa të gjatë”.

Tifozët
“Janë shumë të rëndësishëm, sa më shumë tifozë aq më shumë zemër do kemi të ecim përpara. Do na ndihmojnë të rritemi”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb