Elseid Hysaj mund të largohet nga Lazio në ditët në vijim. Ky është lajmi i bërë publik sot në mediat italiane, të cilat e shohin mbrojtësin shqiptar larg lacialëve. Sipas asaj që shkruhet, Lecce është e interesuar për një huazim të lojtarit.
Mbrojtësi Hysaj nuk ka kaluar një sezon të mirë, pasi në shumë ndeshje të Lazios nuk është grumbulluar nga trajneri Baroni. 30-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, deri në qershor 2026.
Lecce është gati të futet në tratativa dhe vendimtare do të jetë vetë dëshira e futbollistit. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.
(J.S/BalkanWeb)