Elseid Hysaj vazhdon që të qëndrojë jashtë ekipit të Lacios, por për fat të mirë, koha po mbaron dhe shkodrani do të kthehet në fushën e blertë. Hysaj u la jashtë ekipit në Serinë A për shkak se drejtuesit kërkonin ta largonin për të shpëtuar rrogën e tij, megjithatë Elseidi nuk zgjodhi të largohej në ekipe që ofronin më pak sesa fitonte te Lacio.
Duke parë situatën, te Lacio zgjodhën vendimin turpërues duke e përjashtuar nga skuadra. Hysaj u rikthye të luante në ndeshjen e Kupës ndaj Napolit, atje ku shkëlqeu me performancën e treguar. Megjithatë Hysaj nuk pritet të qëndrojë te Lacio dhe në janar do të bëj gati valixhet. Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, për momentin kërkesat financiare nga ana e shkodranit mund të përmbushen vetëm nga Arabia Saudite pasi asnjë ekip tjetër në Europë nuk mund t’i ofrojë aq sa Hysaj dëshiron.