Në shtëpinë e Napolit po projektohet një revolucion i madh, ku në hyrje lakohen emra të rëndësishëm si James Rodrigues, Lozano apo Manolas, operacione me kosto por që pritet të mbulohen me shitjen e disa lojtarëve, një prej tyre është edhe Elseid Hysaj. Askush nuk e mohon faktin që shkodrani do të largohet nga Napoli, enigmë mbetet vetëm ku do të vijoj karrierën futbollisti shqiptar. Një destinacion i ri dhe u mundshëm mund të jetë Premier League, jo me Chelsea, pasi Sarri u largua, por Man.United.

Hysaj Sky Sport
Hysaj Sky Sport

Sipas “Sky Sport”, “djajtë e kuq” kanë nisur një sondazh për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar Hysaj në “Old Traford”. Trajneri Solskjaer kërkon një anësor i cili është i aftë të luaj në të dy krahët, këtë detaj Hysaj e plotëson më se miri. Një tjetër detaj që mund të vënë në jetë këtë transferim është kosto e operacionit, Napoli kërkon minimalisht 20 milion euro, shifër mëse e pranueshme për buxhetin e një klubi si United.

Sarri Hysaj
Sarri Hysaj

Man.United është ekipi i fundit që interesohet për Hysaj pasi më herët me një ofertë zyrtar është paraqitur Atletico Madrid ndërsa Juventus dhe Sarri ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb