Elsi Hysaj, mbrojtësi i kombëtares analizoi humbjen 2-0 ndaj Çekisë.


“E dinim që Çekisë i kishte mbetur në kokë ndeshjet e kaluar me Shqipërinë. Ishin më të motivuar në kokë se ne. Në fillim treguan shumë presion. Kështu u pësuan golat, nga krosimet. Duhet të kuptojmë këto gabime dhe të mos i përsërisim. E kishim rastin për të barazuar dhe më pas mund të fitonim. Pësuam golin e dytë dhe aty sikur na u prenë këmbët. Jemi një skuadër e fortë dhe duhet të kemi besim. Çekia e kishte përgatitur ndeshjen aq fort sot, sikur të ishim Spanja. Duhet ta besojmë edhe në që kemi arritur një nivel të lartë dhe të punojmë si të mbetemi në nivelin e lartë.

Ata na merrnin çdo top të dytë dhe në ishim 50 metra mbrapa., Duhet të ishim më mirë të vendosur te topat e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb