Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj denoncoi sot presionet që po bëhen ndaj punonjësve të administratës, sipas saj, për të gjetur vota për PS-në, në radhët e Diasporës. Ajo ka publikuar në rrjetin social Facebook, një bisedë, ku sipas saj është një punonjës administrate që kërkon nga të afërmit të gjejë votues për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Hysaj shprehet se qeveria, për një vend pune, merr ‘peng’ jo vetëm të punësuarin, por edhe farefisin duke i bërë të ashtuquajtur ‘patronazhistë’.

Ndër të tjera ajo kërkon që qytetarët të zgjohen dhe të reflektojnë sa nuk është vonë, duke bërë apel që të mos lejojnë që nevoja t’i çojë në nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe të drejtave të tyre.

  • foto galeri

Postimi i Jola Hysajt:

Të të marrin “peng” për një vend pune jo vetëm ty që punon por dhe gjysmën e farefisit, ndërkohë që vetë “naltëmadhnia” nuk ka lënë njeri të fisit të kabinetit pa bërë patronazhist.

E ju thoni pse protestojmë?

A ndiheni të lirë kur monitoroheni nga mëngjesi në mbrëmje?

A ndiheni të lirë teksa i’u vënë në pozita të vështira nga mëngjesi në mbrëmje në takoheni me një opozitar, apo një i tillë është pjesë e fisit tuaj?

Kur persekutimi social dhe ekonomik kalon te buka e gojës se fëmijës tënd, nënës e babës, farefisit e gjithë shoqërisë, ti zgjedh të nënshtrohesh nga ky regjim kontrollues, totalitar?

Zgjohuni sa nuk është VONË!

Mos lejoni që nevoja juaj t’ju cojë në nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe të drejtave tuaja. Nevoja për të mbijetuar është bërë e madhe, por nuk mund të shesësh shpirtin.

Zgjohu sot se nesër s’do ketë më kthim pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb