Elseid Hysaj-Roma nga një sondazh është shndërruar në një pistë konkrete. Anësori kuqezi i cili në fillim dukej se kishte refuzuar ofertën e ekipin kryeqytetas tashmë jo vetëm është i gatshëm por palët kanë arritur akordin total.

Hysaj Roma
Hysaj Roma

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Napoli vijon të insistoj, kërkon 20 milion euro për kartonin e Hysaj por nga ana tjetër janë të gatshëm të futen në negociata me ekipin roman. Drejtori Sportiv i Romës, Gianluca Petrachi, me bekimin e trajnerin Fonseca, është nisur për të negociuar mundësinë për transferimin e Hysaj. Roma për momentin ofron 17 milion euro plus bonuse, shumë të cilën kërkojnë ta paguajnë me formulën e huazimit me të drejtë blerje përfundimtare.

Hysaj
Hysaj

Diferenca ndërmjet kërkesës dhe ofertës nuk është shume e madhe, çka mund të bëjë që palët të arrijnë në një kompromis në ditët në vijim. As Napolit nuk i intereson të mbaj Hysajn në skuadër, kanë gjetur prej kohësh zëvendësuesin e tij, i duhen para për të investuar në merkato, ndërsa Hysaj ka shprehur publikisht dëshirën për tu larguar, tablo kjo e cila e bën të mundur transferimin e Hysajt në Romë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: