Elseid Hysaj insiston: dëshiron të largohet nga Napoli. Nuk gjen më hapësira me C.Ancelottin, mes dëmtimeve dhe zgjedhjeve taktike, anësori kuqezi e ka parë vetën jashtë ekipit të parë, madje në Champions as që është grumbulluar, vetëm 54 minuta në 3 ndeshje në Serie A.

Hysaj 1
Hysaj 1

25-vjeçari shqiptar dëshiron të luaj në vazhdimësi, për këtë arsye kërkon të ndryshoj ambient. Në verë ishte shumë pranë një transferimi te Roma, skuadër e cila nuk ka ndërmend të heq dorë nga Hysaj. Agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka negociuar në vazhdimësi me Petrachin, drejtorin sportiv të Romës, madje kanë gjetur dhe një akord paraprak.

Hysaj2
Hysaj2

Roma ka gati një kontratë 5-vjeçare nga ku Hysaj do të përfitoj 2,5 milion euro në sezon. Lojtari është i gatshëm të ulet në çdo moment me drejtuesit e Napolit për të zgjidhur kontratën por De Laurentiis insiston, kërkon 20 milion euro për kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb