Elseid Hysaj është padiskutim legjionari më i lakuar në këtë merkato vere. Dëshira e lojtarit për tu larguar nga Napoli ka bërë që për Hysaj të flitet shumë, po aq të shumta kanë qenë dhe ofertat, apo sondazhet për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi. Hysaj ishte shumë pranë një transferimi te Atletico Madrid por insistimi presidentit De Laurentiis për kartonin e tij bëri që klubi spanjoll të blej Trippier nga Tottenham.


Hysaj
Hysaj

Lajmi i fundit mbi anësorin shkodran vjen nga “La Gazzetta dello Sport”. Sipas të përditshmes italiane, Hysaj është objektivi kryesor i Romës për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes. Dy klubet kanë nisur negociatat për të gjetur formulën e duhur për këtë transferim. De Laurentiis vijon të insistoj, Hysaj nuk largohet pa 20 milion euro por kjo është një shifër ku Roma nuk mund dhe nuk dëshiron të shkoj.


Copyright Sscn Hysaj Elsii 1907121813
Copyright Sscn Hysaj Elsii 1907121813

Gjithnjë sipas “La Gazzetta”, të dy klubet mund të bien dakord për një transferim në formë huazimi pasi kjo po bëhet një çështje e cila po zgjatet shumë në kohë dhe të gjithë palët dëshirojnë të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.
(BalkanWeb)


Etiketa: