“Uefa Champions League” është kompeticioni ku çdo ekip dëshiron te vazhdojë sa më gjatë, por sfida që përcaktoi shorti për 1/16-at në Nion të Zvicrës për Napolin, i ul shumë mundësit për ta bërë një gjë të tillë. Gjithsesi përballja që do të kenë të besuarit e Sarrit kundër Realit të Madridit është pritur me interes shumë të madh nga tifozëria napolitane.

Përballja e parë mes këtyre ekipeve do të zhvillohet në Madrid me 15 shkurt, ndërsa e kthimit në Napoli me 7 Mars.

Raportimet e mediave italiane shkruajnë se biletat për ndeshjen e kthimit në Itali janë shitur të gjitha që dy muaj para zhvillimit të takimit. Tifozët e zjarrtë të Napolit nuk mund ta humbin për asnjë gjë shansin për të parë kampionët në fuqi të Europës dhe Botës përballë ekipit të tyre të zemrës. 42 mijë bileta kanë avulluar në vetëm 6 orët e para të nisjes së shitjeve, ndërkohë që kapaciteti i stadiumit “San Paolo” është 60 mijë vende.
74632
Ky takim do të ndiqet me mjaft interes edhe nga sportdashësit shqiptar, pasi do të kenë mundësinë të ndjekin një përballje që nuk patën fatin ta shikojnë në dy takimet që kombëtarja jonë zhvilloi me Portugalinë, atë mes Elseid Hysajt dhe Kristiano Ronaldos.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb