Elseid Hysaj për momentin ndodhet i grumbulluar me kombëtaren Shqiptare, por zërat për të ardhmen e tij pavarësisht rinovimit me Napolin nuk kanë fund. Mediat e huaja hedhin hije dyshimi dhe sipas tyre në kërkim të 22-vjeçarit janë vënë ekipe me peshë të madhe në Europë.

Njëri nga këto ekipe është Bayern i Mynihut. Filip Lahm ikona “bavareze” ka kontratë deri në qershor të 2018 dhe nuk pritet ta zgjasë atë pasi ka shprehur se me shumë mundësi ai vit do të jetë momenti kur ai do të tërhiqet nga futbolli. Anësori shqiptar nuk është i vetmi kandidat për këtë post. Kandidatët e tjerë janë 23-vjeçari Sergoi Aurier, Hector Bellerin i Arsenal dhe Dani Carvajal i Realit të Madridit.

Nëse Bayerni do të këmbëngul për shërbimet e Elseidit, do t’i duhet të paguaj 50 milionë euro për ta çliruar nga klauzola që e lidh me Napolin. Ekipi Napolitan ka treguar se në rast se nuk plotësohen dëshirat e tij, atëherë vështirë se privohet nga shërbimet e lojtarit. Rasti i fundit ishte a i Gonzalo Higuainit, që Juventusi e pagoi deri në centin e fundit.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: