Në muajin e festave të fundvitit, ‘Hysenbelliu Group’ ka surprizuar me qindra dhurata fëmijët jetimë nga mbarë vendi, si dhe ata me aftësi ndryshe. Duke vijuar traditën e përvitshme të bamirësisë, zv presidentët e këtij rrjeti të fuqishëm biznesesh, kanë shpërndarë kartolina, dhurata dhe kanë falur shumë buzëqeshje e dashuri për vogëlushët.

Zv.presidentja e ‘Hysenbelliu Group’, Fabiola Hysenbelliu, është shprehur tejet e kënaqur që ndodhet pranë fëmijëve në këtë prag festash. Ajo iu ka uruar vogëlushëve shumë lumturi për vitin e ri 2019. “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu pranë jush, është një nga ditët më të bukura për ne, iu urojmë të gjithëve gëzuar festat, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, dhe qofshi përherë të lumtur”,-tha Fabiola Hysenbelliu në fjalën e saj.

Fabiola Fatmir 1
Fabiola Fatmir 1

Fondacioni ‘FAB’
Në dhjetorin e festave, për të dytin vit radhazi, fondacioni FAB, i vjen në ndihmë fëmijëve jetimë dhe atyre me aftësi ndryshe, duke iu ofruar kështu ngrohtësinë e munguar. Zv. presidenti i ‘Hysenbelliu Group’, Fatmir Hysenbelliu tregon se nëpërmjet akteve të tilla të bamirësisë dëshiron të përcjellë mesazhe sensibilizuese për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak këta vogëlushë.

“Ky është viti i dytë i fondacionit ‘FAB’, është bërë një traditë që çdo prag festash vijmë dhe ndihmojmë fëmijët jetimë të gjithë Shqipërisë si dhe ata me aftësi të kufizuara, që për mua janë fëmijë specialë. Është një mesazh për të gjithë njerëzit dhe gjithë shqiptarët që sadopak mundësi të kenë, të vijnë dhe të ndihmojnë me ushqime, veshje e të bëhemi bashkë jo vetëm në prag festash, por gjatë gjithë vitit”,-u shpreh Fatmir Hysenbelliu.

Hysenbelliu Dhurata
Hysenbelliu Dhurata

Gjatë aktivitetit, fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria kanë dhuruar një spektakël të vërtetë për të ftuarit me talentin e tyre në valle tradicionale shqiptare si dhe kërcime moderne. Fatmir Hysenbelliu u shpreh tejet i surprizuar dhe premtoi që do t’i përkrahë vogëlushët për të zhvilluar më tej talentin e tyre, duke iu ofruar mundësi edhe jashtë vendit. “Unë u surprizova shumë sepse pashë disa talente. Disa prej tyre do t’i ndihmojmë që të zhvillojnë më tej talentin e tyre, edhe jashtë vendit”,-shtoi Hysenbelliu në fjalën e tij. Fëmijët jetimë, kanë shpejtuar të hapin dhuratat dhe kanë falënderuar Hysenbelliu Group’ për surprizën.

Hysenbelliu Dhurata 2
Hysenbelliu Dhurata 2

Vizita te “Pëllumbat”
Ashtu si vitin e kaluar, zv. presidentët e ‘Hysenbelliu Group’ kanë zgjedhur të vizitojnë edhe qendrën rezidenciale të zhvillimit të fëmijëve “Pëllumbat” në kryeqytet. Drejtoresha e kësaj qendre i ka dhuruar fondacionit ‘FAB’, pjesë e ‘Hysenbelliu Group’, një certifikatë mirënjohjeje në shenjë falënderimi për ndihmën e ofruar. Përgjatë gjithë vitit, fondacioni FAB do të vijojë misionin e tij për t’u gjendur pranë fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje, duke sjellë shembuj të denjë e humanë për shoqërinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb