Në pritje të shortit për të njohur skuadrat që do të ketë përballë në Champions-in e minifutbollit, skuadra kampione e Shqipërisë, Prestigj shkon akoma më e motivuar dhe e karikuar. Kapiteni i saj, Fatmir Hysenbelliu, është përzgjedhur si imazhi i këtij kompeticioni dhe këtë lajm e ka konfirmuar në rrjetet sociale. Ai ka falënderuar të gjithë ata që e votuan.

  • foto galeri

Champions- Ky do të jetë edicioni i katërt i EMF Champions League dhe do të zhvillohet për herë të parë në Itali, në stadiumin “Italo Nikoleti”. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 32 skuadrat fituese të kampionateve respektive.

Ato do të zhvillojnë ndeshje minifutbolli 6 kundër 6, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe të vështira. Ky turne me shumë vlera do të zhvillohet në 4 ditë në Romanja të Italisë, ku do të sfidohen ekipet më të forta të minifutbollit dhe fituesi do të marrë një çmim simbolik prej 5 mijë eurosh. Në këto ekipe marrin pjesë lojtarë të të gjitha moshave, të cilët kanë arritur të fitojnë me skuadrat e tyre në shtetet përkatëse.

  • foto galeri

Kalendari– Në Champions-in e minifutbollit do të marrë pjesë skuadra kampione e Shqipërisë Prestigj, e cila do të kërkojë të lërë gjurmë dhe të shkojë sa më larg në këtë kompeticion. Ekipi është duke u stërvitur maksimalisht dhe po punon për t’i surprizuar të gjithë.

Champions-i i minifutbollit do të zhvillohet në datat 4 deri më 8 shtator në Itali. Për momentin nuk dihen ende rivalët e skuadrës që do të përfaqësojë Shqipërinë, sepse akoma nuk është hedhur shorti. Paralelisht me Champions-in e minifutbollit do të luhet edhe kompeticioni “EuroCup”, në të cilin do të marrin pjesë 3 skuadra të tjera shqiptare, të cilat janë renditur nën Prestigjin.

Përgatitjet – Prej disa ditësh, skuadra kampione e minifutbollit në Shqipëri, Prestigj është duke u përgatitur maksimalisht për të qenë në formë sa më të mirë për Champions-in e minifutbollit që do të zhvillohet në Itali. Prej disa ditësh, futbollistët janë duke bërë përgatitje intensive si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik për t’u paraqitur sa më mirë në këtë turne.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb