Green Cola është pija me e re joalkoolike në tregun shqiptar, ekskluzivitetin e së cilës e ka Birra Korça. Green Cola erdhi si një surprizë për konsumatorët në natën e dytë të festës së birrës në Korçë, një pije freskuese për të gjitha grupmoshat, me përbërës që vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga natyra.


Presidenti i Birrës Korça Irfan Hysenbelliu e prezantoi këtë pije dhe tregon rreth saj. Ai shprehet se Green Cola mund të cilësohet si një nga pijet më të mira në treg, pasi nuk përmban sheqer industrial.


“Green Cola është një nga pijet më të mira që nuk ka përmbajtje sheqeri por është bio dhe kemi marre ekskluzivitetin e saj që ne ta tregtojmë në Shqipëri. Jam i bindur që me këtë sa ka filluar dhe se ashtu si Birra Korça, edhe Green Cola do të jetë një sukses i madh. Green Cola është për çdo lloj moshe, është edhe për fëmijët, është një nga pijet më të mira sepse nuk ka përmbajtje sheqeri, por është bio. Sot një nga problemet në shëndetin e njerëzve është sheqeri, ndaj kjo pije pëlqehet se është pa sheqer, është bio”, tha ai.


Zoti Hysenbelliu ka besim se Green Cola, do të ketë një sukses të madh në treg ashtu si Birra Korça dhe se në të ardhmen ajo do të prodhohet në Korçë.

“Pas suksesit të Birrës Korça që patëm në vite dhe vetë rezultati që ajo pati, pasi ne e morëm në gjendje rreth 10 mijë elektro litër dhe sot është 10 fishuar, Birra Korça mori një pije të dyte Green Cola. Ne po shohim që ka një ecuri shumë të madhe, po pëlqehet nga çdo moshë dhe po e preferojnë jashtë mase si një nga pijet freskuese më të mira. Ecuria e saj do të na bëjë që me kohën ta prodhojmë edhe këtë në krah të Birrës Korça”, u shpreh zoti Hysenbelliu.

Gren Cola i ka shtuar festës së birrës një shije të re, me të cilën turistët u përshtatën shumë shpejt. Ata e cilësuan Green Colën një pije tërheqëse dhe të shëndetshme, prej së cilës mund të përfitojnë të gjitha moshat për vlerat që ajo ka.

Green Cola u krijua si një pije e lehtë, e llojit cola për konsumatorët që duan një produkt me shije të vërtetë, me përbërës natyralë dhe kalori të ulët që konsiderohet nga krijuesit e saj si përpjekje për të gjetur “anën e gjelbër të pijeve joalkoolike”.
Green Cola erdhi natyrshëm ne tavolinat e turisteve gjatë festës së birrës, dhe pati një ndërthurje natyrale me birrën e parë shqiptare, Birrën Korça.

(BalkanWeb)