Drejtori i Institutit të Ndërtimeve Agron Hysenlliu deklaroi se zona e Vorës është ndër më të rrezikuarat në vend.


Hysenlliu tha se ndërtesat që janë ndërtuar herët kanë më shumë rrezik për shembje, për shkak të lidhjes së ngushtë që ka materiali.


“Vora është në mikro-zona të rrezikuara. Inxhinierët kanë verifikuar 105 banesa në zonën e Vorës. Toka është për të ndërtuar, por ka të bëjë me cilësinë e ndërtimit.  Në Vorë materialet e ndërtimit kanë qenë të vjetër, kanë degraduar. Ky ishte një tërmet mbi mesatar, pra i fuqishëm.


Pallatet janë ndërtuar me tulla. Tullat mund të jenë element i mirë, por lidhja, që janë llaçi janë të dobët”, tha Hysenlliu.

Hysenlliu tha se teknologjia e përdorur në vitin 72 nuk është e njëjta me sot.

“Teknologjia e përdorur në 72 nuk është e njëjta me sot. Atij pallati do i duhet bërë ekspertiza (pallati në Vorë). Koha do ta tregoj. Kam 3 ditë pa fjetur, bashkë me ekipet jam në terren. I kemi thënë; zotëri nuk do hysh në shtëpi, deri sa të bëhen llogaritë. Problematika e objekteve të vjetra kjo është. Para viteve 50 ska pas eksperiencë. Më pas ka pasur norma teknike dhe pas 78 janë bërë ca kushte teknike. E gjithë kategoria e banesave që janë ndërtuar më parë kanë rrisk sizmik. Kjo për shkak të mosnjohjes së materialeve. Ky tërmet i dha provat se kush banesa janë të rrezikuara dhe kush jo. Disa banesa kanë probleme të rifiniturës dhe jo strukturës”, -tha Hysenlliu.
(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb