TIRANË- Deputeti i PDIU Aqif Rakipi, një prej deputetëve të akuzuar nga Partia Demokratike për të shkuarën kriminale ka deklaruar në formularët e dekriminalizimit se është i padënuar dhe madje as në kërkim nga autoritetet e huaja apo edhe shqiptare.

Nga të gjitha pyetjet në formularin e dekriminalizimit, vetëm pyetjes nëse ka jetuar jashtë shtetit për më shumë se 1 muaj, deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi i është përgjigjur pozitivisht.

Pyetjes nëse është dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj i është përgjigjur me ‘jo’ ashtu si edhe me vendim përfundimtar nga ndonjë autoritet gjyqësor. Ashtu si edhe për pyetjen nëse ka qenë ndonjëherë në gjykim apo të arrestuar për ndonjë vepër penale.

Rakipi 1

Rakipi 2

Rakipi 3

Rakipi 4

Rakipi 6

Rakipi 7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb