ANGLI

Një gjykatë londineze ka thirrur sot ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Boris Johnson, i cili akuzohet se ka mashtruar në lidhje me kostot  e qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, gjatë fushatës në referendumin e 2016 për Brexit.

”Boris Johnson do të dalë para gjykatës në një seancë paraprake dëgjimore që do të përcaktojë nëse çështja duhet të pas të dërgohet në një institucion tjetër për t’u gjykuar”, njofton gjykata.

Angazhimi i tij në fushatën për referendumin rezultoi vendimtar për fitoren e Brexit në 2016, me 52% të votave. Akuzat ndaj tij u ngritën nga biznesmeni Marcus Ball.

Siç kanë pohuar avokatët e Boris Johnson,  mbrojtësi i zjarrtë i Brexit ka gënjyer me vetëdije të plotë, në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë së Londrës, me pretendimin se Britania e Madhe do t’i paguante 350 milionë sterlina (400 milionë euro) në javë Brukselit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb