Placido Domingo ka vendosur të anulojë performancën e tij në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokyo 2020. Lajmin e bëjnë me dije organizatorët, të cilët nuk japin detaje të tjera për shkakun e tërheqjes.

Në muajt e fundit ylli i muzikës lirike, 78 vjeç, është akuzuar për ngacmime seksuale nga rreth 20 gra.

Domingo gjithmonë i ka mohuar akuzat duke thënë që bëhet fjalë gjithmonë për raporte konsensuale.

Për shkak të skandalit në fillim të tetorit këngëtari ka lënë postin e tij si drejtor i Operas së Los Angeles.
Artisti, që po përballet me mjaft akuza për ngacmim seksual, është detyruar të heqë dorë nga shumë koncerte, në veçanti në SHBA dhe nga një ceremoni për dhënie çmimesh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb