Reperi amerikan, fitues i çmimit Grammy, Lil Durk, është arrestuar me akuzën e porositjes së vrasjes, sipas CBS News.

Të dhënat e policisë së parë nga mediat amerikane tregojnë se ylli i muzikës, emri i vërtetë Durk Devontay Banks, u arrestua në Broward County, Florida, të enjten mbrëma dhe po mbahet i arrestuar.

Arrestimi vjen një ditë pasi pesë persona me lidhje me grupin hip-hop të Banks, Only The Family (OTF), u raportuan se ishin akuzuar në Çikago në lidhje me një të shtëna në vitin 2022 që vrau kushëririn e reperit rival Quando Rondo.

Lil Durk ka pasur gjashtë albume në top pesëshen e tabelës amerikane të Billboard-it që nga viti 2019, dhe gjithashtu ka bashkëpunuar me yje kryesorë si Drake dhe J Cole.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb