Ish-juristi i Kadastrës në Durrës Mikel Zaho është arrestuar ditën e sotme për herë të tretë. Në njoftimin e policisë thuhet se 46-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka tjetërsuar pronat në bregdet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale’Shpërdorimi i detyrës’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-juristi Zaho fillimisht u vu në pranga në vitin 2019, më pas sërish më 2021 dhe këtë të mërkurë, pra më 2024.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb