Gjykata e Tiranës vendosi të lërë të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Andrew Bode. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se gjatë seancës Bode ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Edmond Papës.

“Nuk kam lidhje me vrasjen”, mësohet të jetë shprehur ai. Bode u arrestua në Memaliaj, ndërsa ishte strehuar në banesën e shtetasit Julian Kalemi.

Më 16 dhjetor 2022 në Tiranë u vra biznesmeni nga Fieri, me banim në Sarandë, Edmond Papa. Për vrasjen e tij u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa Bode akuzohet se është personi që ka ekzekutuar Papën.

Në dosje për këtë vrasje përmendet edhe emri i Adriatik Kalemit. Seria e hakmarrjes ka nisur pas dyshimeve të familjes së Aleksandër Sadikajt se pas vrasjes së këtij të fundit, qëndron Edmond Papa. Edhe atentati në Paxous ndaj Andrea Kalemit, dyshohet të ketë lidhje me këto ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: