Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u vetëvra Olsi Ibro, një 45-vjeçar që po hetohej për skandalin e mikrokredive.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Shikaju”, në një pallat në ndërtim e sipër. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Ibro jetonte vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Fatkeqësisht 45-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ibro ishte i përfshirë dhe akuzohej për skandalin me mikrokreditë, ndërkohë që ndaj tij nuk kishte asnjë masë, por ndaj bashkëshortes së tij, Elda Ibro.
Ndërkohë. 45-vjeçari de facto ishte pronar i Mikro Kredit Albania. Çështja në fjalë është marrë nën hetim nga SPAK, pasi Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë, ndërsa dyshohet se vlera e mashtrimit ishte rreth 10 milionë euro. Sakaq, policia po heton rreth ngjarjes së sotme, por duke iu referuar dhe dëshmitarëve në vendngjarje, Ibro dyshohet se u vetëhodh.
(BalkanWeb)