Florenc Çapja kërkon azil politik në Dubai. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga avokati i tij, Neshat Fana. Mbrojtësi ligjor deklaroi se Çapja ka leje qëndrimi në Dubai, megjithatë ka kërkuar dhe statusin e azilantit, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që është i përfshirë në vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit.

Avokati Fana i tha “BalkanWeb” se Çapja është shprehur se shteti e ka hetuar prej 12 vitesh dhe nuk ka gjetur asnjë provë ndaj tij. Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas dhe dyshohet se të dy së bashku kanë urdhëruar vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit.

Lidhur me këtë situatë të të shumëkërkuarit Çapja, mbetet për t’u parë qëndrimi i drejtësisë shqiptare, nëse do të bëjnë një kërkesë të mundshme për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Për momentin, sipas avokatit, Florenc Çapja ndodhet në ambientet e banesës së tij në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe po qëndron në kontakt me autoritetet atje.

“BalkanWeb” kontaktoi edhe me zyrtarë të Interpol dhe pyeti nëse ishin informuar për një arrestim të mundshëm të Çapjat, por ata e mohuan një gjë të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb