Kristian Marku është identifikuar si 30-vjeçari që mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë.
Marku është qëlluar me plumba përgjatë një distance prej 1 km nga një tjetër automjet që ka lëvizur paralelisht me të.
Viktima nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Në vitin 2023 Kristian Marku alias Kristi Bardhi është skeduar nga policia si i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në 26 mars të po këtij viti në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim Saimir Reçit.
Gjatë kësaj ngjarje Marku ka konsumuar veprat penale “vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
Pas atentatit vdekjeprurës, autorët dyshohet se kanë udhëtuar në drejtim të Vlorës. Një automjet i djegur u gjet disa minuta më pas në fshatin Novoselë. Makina e shkrumbuar ndodhej jo shumë larg vendit ku ndodhi atentati.
(BalkanWeb)