Teksa ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit Metamorfoza, biznesmeni Pëllumb Gjoka ka thyer këmbën në burg. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se Gjokën e kanë çuar në një spital privat për të kryer ndërhyrje.

Deri më tani nuk dihet gjendja e tij dhe se çfarë ka ndodhur në ambientet e burgut që biznesmeni theu këmbën.

Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: