Ish futbollisti i përfaqësueses së Rusisë, Alexey Bugaev ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 43 vjeçare teksa shërbente për ushtrinë e vendit të tij, në luftën në Ukrainë.
Lajmin e konfirmuan babai i tij, Ivan Bugaev dhe avokati i tij, Anton Smirnov. “Fatkeqësisht, lajmi për vdekjen e Alexey është i vërtetë”, konfirmuan të dy për Sport24.
Alexey Bugaev mbahet mend për faktin se luajti për klube të tilla si Lokomotiv Moska, Krasnodar, Tom Tomsk dhe Khimki, dhe që u thirr për të përfaqësuar Rusinë në Kampionatin Evropian të UEFA-s 2004.
Vlen të theksojmë se ai la futbollin në moshën 29-vjeçare. Bugaev u arrestua nga policia për trafik droge dhe u bashkua me ushtrinë e vendit të tij në mënyrë që ti shpëtojë burgut.