Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja për personin e pestë të arrestuar, si një prej autorëve të grabitjes së ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit. Mësohet se i arrestuari është Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja dhe është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë. Pikli, sipas policisë nuk figuron i skeduar apo me rekorde kriminale.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P., banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të ‘Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, deklaron policia.

Me Pikulin, numri i të arrestuarve shkon në pesë gjithsej. Deri tani kanë përfunduar në pranga: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, E. Pikuli dhe Saimir Cela.
Kujtojmë se gjatë grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb