FIER– Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar djalin e tij 15-vjeçar. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Levan të Fierit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se ka qenë pikërisht djali ai që e ka denoncuar babain për dhunë në komisariat, me pretendimin se ky i fundit nuk e ka lejuar që të vazhdonte shkollën, konkretisht klasën e 9-të.

Fill pas denoncimit, policia arrestoi Patrik Hysin. Djali pohoi se është keqtrajtuar, dhunuar dhe më pas është detyruar të largohet nga shtëpia, dhunë që është vërtetuar dhe nga mjeku ligjor. Sakaq, babai i 15-vjeçarit ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa është shprehur se i biri gënjente. Ai pohoi më tej se djali ishte problematik dhe konsumonte lëndë narkotike.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për rastin në fjalë, ndërsa Patrik Hysi akuzohet për veprën penale ‘keqtrajtim të të miturve’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb