Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, i ka kërkuar paqe vajzës së tij, pavarësisht se atij nuk “i pëlqejnë” disa nga gjërat që ka bërë dukesha.

Në një intervistë me Mail të dielën, Thomas Markle tha se “do ta dojë gjithmonë” Meghan-in.

“Nuk më pëlqejnë disa nga gjërat që ka bërë vajza ime, por do ta dua gjithmonë. Dera ime është gjithmonë e hapur për të. Unë e dua atë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ëndrra ime është që një ditë të mund të bashkoj të gjithë familjen time, si një familje ‘normale’,” -tha 80-vjeçari për median.

Ai gjithashtu shprehu frikën e tij për Archie-n dhe Lilibet, teksa zbuloi planet e tij për t’u larguar përgjithmonë nga Amerika. Thomas tha se ka frikë se nuk do t’i takojë kurrë nipin dhe mbesën e tij, Archie dhe Lilibet, të cilët ende nuk i ka njohur.

Ndërkohë, sipas gazetës, shtëpia e Thomas Markle ishte e mbushur me disa nga fotot e Meghan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: