Ish-ministri i jashtëm, Gent Cakaj kërkon ndihmë urgjente për babain e tij i cili është me COVID-19.
Cakaj shkruan se babait të tij i duhet me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, me 50 antitrupa.
Ndihma kërkohet në QKUK të Prishtinës teksa Gent Cakaj i bën apel ndihmuesve që të lajmërojnë sa më parë.
STATUSI NGA GENT CAKAJ
Të nderuar miq,
I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!
Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.
Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!
Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!
Sinqerisht,
Genti
(BalkanWeb)