FIER

Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Fierit ka nisur me zëvendësimin e Nimet Musait, i cili tashmë është futur në parlament nga listat e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2017.

Në vend të tij, nga radhët e LSI i takonte të ulej në radhët e këshilltarëve të LSI Marsiola Begaj, e cila pas bërjes së betimit menjëherë ka deklaruar kalimin e saj në radhët e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Në këtë mënyrë në këshillin bashkiak shtohet numri i këshilltarëve socialist duke shkuar në 21.

Në këshillin bashkiak Fier aktualisht janë: PS 21; LSI 4; PDIU 2; PD 9; PSD 1; FRD 1; PLL 1; PR 2;

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb