TIRANË

Opozita e bashkuar pas fjalimeve të mbajtura sot para Kuvendit të rrethuar me tela me gjemba vendosi djegien e mandateve duke kërkuar edhe qeveri tranzitore.

Duke folur për këtë temë, analisti Andi Bushati kritikoi ashpër rolin e ndërkombëtarëve, që sipas tij, ata gjithmonë kanë ushtruar presion tek më i dobëti.

“Problemi i ndërkombëtarëve është ky: Po ushtrohet presioni mbi të dobëtin. Nga sot kemi një njeri, që po të vrasë dhe po të presë, do ta mbajë të veshur kostumin.

Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe Fatos Lubonja  tha në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24 se ndërkombëtarët para se të mendojnë për  Partinë Socialiste dhe për Partinë Demokratike, të hedhin vështrimet tek shqiptarët, që po ikin çdo ditë e më shumë nga vendi i tyre.

“Ndërkombëtarët i kemi problem dhe jo zgjidhje. Basha del e thotë: Amerika dhe Europa. Ndërkombëtarët të kuptojnë se këtu nuk është vetëm PD dhe PS, por është një popull që po largohet nga Shqipëria”, tha Lubonja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb