TIRANE- Hekurat e qelisë nuk e kanë ndaluar një të dënuar të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. I dënuar me dy vjet burg në tetor të 2016 për veprën penale “dhunë në familje”, 36-vjeçari Dëfrim P., që aktualisht vuan dënimin në burgun e Vaqarit, ka vijuar të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia thotë se më datë 5 dhjetor 31-vjeçarja me inicialet O.P ka kallëzuar se i shoqi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit, duke e shtyrë këtë të fundit drejt aktit të vetëhelmimit me medikamente gjumi.

Gruaja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: