Zbardhet e vërteta mbi një foto e cila që nga mbrëmja e së shtunës bëri xhiro në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një fotografi, e cila me ndërhyrje të photoshop-it u mendua se personazhi në të ishte një nga sulmuesit kamikazë në Parisi.

Mësohet se në foto është Veerender Jubbal, një burrë nga Kanadaja që kurrë nuk ka qenë në Francë. Kjo fotografi madje ishte shpërndarë nga një prej kanaleve më pro-ISIS në Telegram, me përshkrimin “raportohet se ky është njëri nga vëllezërit që kreu sulmet e bekuara në Paris”.

Sidoqoftë, përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale eventualisht e gjetën foton e vërtetë të këtij njeriu dhe e zbuluan se ajo ishte manipuluar me Photoshop. Nëse e shikoni nga afër, do ta shihni se fotografia është bërë montazh. Ai në foton e vërtetë kishte në dorë një iPad dhe jo një Kuran, dhe kishte të veshur vetëm këmishë dhe jo jelek.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: