TIRANË-Një qytetar kërkon dëmshpërblim nga qeveria pasi duke udhëtuar me makinë në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, një pishë buzë rrugës i ka rënë papritur duke i dëmtuar makinën.

Fotot janë publikuar në hartën dixhitale të aksidenteve rrugore, ndërsa qytetari kërkon shpjegim , pasi sipas tij nuk është hera e parë që pishat e varura anës rrugës shkëputen dhe bien mbi makinat, duke rrezikuar edhe jetën.

Më tej qytetari thotë se polici i ka thënë se nuk mund të marrë shpërblim pavarësisht se i është dëmtuar mjeti.

‘’Një shpjegim ju lutem u përplasa sonte pa piken e fajit te askujt po vetëm te pishës sepse ra ne një moment qe s’kisha asnjë lloj mundësie frenimi apo manovrimi, pasi goditja ka qenë direkt . Dhe ne këtë rrugë sesht hera parë që bien pishat se janë të gjitha të varme gati me zon edhe përfund njerëz jo vetëm ne me makina . Rruga tiron elbason ke shkomi. Polici mtha nk merr gjo lek. Si i bohet?’’- shkruan qytetari.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb