TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për mediat tha se  85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin dhe kthimin e dinjitetit, që sipas tij ua ka nëpërkëmbur kryeministri Edi Rama.  Ai shtoi se shqiptarët me 30 qershor e sfiduan dhe izoluan Ramën duke e detyruar që “t’i binin djersë të ftohta”.

Sipas Bashës, braktisja e votimeve nga shqiptarët në mënyrë masive tregoi se ka ardhur momenti për një ndryshim të madh, jo thjesht në faktin e karriges, por në garantimin dhe fuqizimin e votës, e cila siç shtoi, është kushti i parë që një demokraci të jetë funksionale dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.

“Dje ju më të bashkuar se kurrë, jo rreth një partie politike, por rreth vlerave për të cilat qëndrojmë si komb, vlerave europiane, lirisë dhe demokracisë, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur çdo shqiptari. Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë eshte i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij.Pamjet dritheruese të të moshuarve që i mbanin nga krahët për të shkuar me detyrim në votime. Pamjet e trishta të invalidëve, të pamundurve që duhet të bëheshin pjesë e farsës për bukën e gojës. Pamjet e punonjësve te administratës që votonin me kokën ulur nga dëshpërimi

Pamjet e të fortëve që kercënonin me uniforma policie apo mbeshtjellë me petkun e pushtetarëve janë pasqyra me ë qartë e degradimit të këtij regjimi.Kombinimi i përdorimit të krimit dhe presionit të pushtetit për vota është pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramën, e faktuar me parë nga Dibra, në Durrës dhe përsëri  dje, në të gjithë Shqipërinë. 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunës. 85% e shqiptarëve dje refuzuan Edi Ramen. 85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e të vi une”, por ndryshimin e vertetë që nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, garantimin e votës dhe fuqizimin e saj. 85% e shqiptarëve, demokratë, socialistë, të pa parti treguan dje se duan ndryshimin që kurrë me krimi të mos diktojë politikën. Kurrë me kriminelët të mos vendosin për deputetë e kryebashkiakë.

Kurrë me krimi të mos ulet në parlament e të zërë vend në qeverisje. Kurrë me punonjësit e administratës të mos poshëtrohen, duke u përdorur për të mbushur mitingjet partiake apo të kërcënohen me vendin e punës për votën. Kurrë më mos të kushtëzohet vendi i punës, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake.Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët  e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb