Prindërit e autorit të krimit makabër në Itali, ku Lulzim Toçi mbyti bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur, kanë treguar detaje që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Bashkim Toçi, babai i autorit, rrëfeu për gazetarin Enver Doçi se lajmin e ka marrë në 12 të natës nga gazetarët, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e nuses.

“Më mirë qeveria ta vrasë tim bir”, shprehet ai.

Ndërkohë që policia italiane ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar në lidhje me arsyen që e shtuan autorin të kryejë krimin, babai i tij, hedh dyshimin se gjithçka mund të ketë ndodhur nga ndërrimi i medikamenteve të cilat 30-vjeçari merrte për kurimin ndaj depresionit.

Ai u shpreh se djali i tij kurohej prej një viti, ndërsa është paralajmëruar nga mjeku që të mos ta linte të birin vetëm, pasi ekzistonte mundësia që të kryente diçka të rëndë.
Kujtojmë se në momentin që u gjet nga policia, autori shfaqej në gjendje konfuze.

“Lajmin e morëm vesh në 12 të natës nga gazetarët.
Çifti kishte ngatërresa, kishin konflikte por u pajtuan. Erdhi nga Italia dhe e mori.

Djali prej një viti ishte i sëmurë, pasi bëri divorcin me bashkëshorten merrte ilaçe për depresionin. E çova në Peshkopi dhe më pas në Tiranë. Doktori i Tiranës më tha mos e lini djalin vetëm sepse mund të bëjë diçka të madhe.
Kokrrat i kanë bërë dëm sepse ka ndërruar ilaçet.
I pinte çdo ditë ilaçe.
Jemi të frikësuar, policia na ka thënë mos dilni jashtë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb