Që prej mbrëmjes së djeshme një blegtor ka ngelur i bllokuar në fshatin Tolar, të Kelcyrës, ndërsa ai apelon për ndihmë. Përmes një lidhje telefonike për ‘News24’ Ali Dosti pohoi se ndodhet i bllokuar nga dëbora me mbi 1000 krerë bagëti dhe pa asnjë lloj ndihme.

Në një kohë kur në këtë zonë trashësia e borës arrin mbi 70 cm, blegtori tha se ka telefonuar në Bashki për të kërkuar ndihmë, por deri më tani askush nuk i ka shkuar në stan.

“Në fshatin Tolar, jemi bllokuar bashkë me bagëtitë. S’më ka ardhur asnjë ndihmë. Do t’ju sjell video. I kam kërkuar ndihmë bashkisë. I mora në telefon dhe asnjë ndihmë. Vetëm kryetari i Bashkisë më mori në telefon. Jam këtu i bllokuar që në orën 22:00 këtu”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb