IRLANDE- Ka njerëz që e kanë të vështirë të pinë ilaçet që i jep mjeku, por një burrë nga Irlanda ka përpirë një telefon celular.

Meqenëse 29-vjeçari kishte të vjella dhe marramendje, është dashur të kontrollohet nga mjeku i burgut.

Duke parë se gjendja tij po përkeqësohej, është dërguar në Tallaght Hospitale të Dublinit, ku i është nënshtruar fotografimit me rreze X.

Pajisjen e përpirë, mjekët kanë provuar t’ia nxjerrin me disa grepa, por ka qenë e pamundur, prandaj e kanë operuar.

Nuk dihet pse apo si e ka përpirë i burgosuri telefonin, por besohet se e ka bërë si pasojë e krizave nervore.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: