Dy persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se shtetasi me inicialet S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa shtetasi me inicialet K. G., 22 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”;
– K. G., 22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, vazhdon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)