TIRANE- Pavarësisht deklaratave se nuk do të merrte pjesë ne zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë, LSI duket se ka bërë ‘hapa’ pas, duke bashkëpunuar me PS-në.

“BalkanWeb” mëson se LSI ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrin e komisionerit të vet për Kavajën, ndonëse një ditë para përfundimit të afatit.

Më herët LSI deklaroi se nuk merrte pjesë në zgjedhjet e Kavajës, të cilët i konsideroi ‘farsë’. Ky veprim vjen pas darkës së mbrëmshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Kavajë, që do të mbahen në 7 maj 2017, kjo pas shkarkimit të Elvis Rroshit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: