Letra publike e Zltako Dalic me rastin e dhënies për bamirësi të parave të fituar në Botëror nga kombëtarja e Kroacisë nuk ishte e shkruar prej tij.

Në të sipas raportimeve të mëparshme, trajneri i Kroacisë, shfrynte ndaj politikanëve të vendit duke i cilësuar si organizatë kriminale. Ai thoshte se ata i kishin pirë gjakun vendit dhe se nuk duhej të guxonin t’i afrohej kombëtares.

Igor Premuzic, autori i vërtetë i “letrës së Dalic”, sqaroi për portalin kroat “Dnevno” se ai kishte imagjinuar një tekst për një univers paralel, të cilën e kishte shkruar ashtu si duhet të kishte bërë një sportist dhe patriot i vërtetë.

Ai sqaroi se kur e kishte publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, të premten e 13 korrikut, media të ndryshme e kanë trasmetuar ditën tjetër, sikur ajo të ishte e Dalic, ndonëse autori kishte bërë të qartë se nuk ishte letër e trajnerit të Kroacisë. “Në fund të letrës kam nënshkruar si autor dhe kisha theksuar se Zlatko Dalic nuk e kishte shkruar atë. Eksperimenti dhe prezantimi i subjektit shfaqi rezultat interesant, duke dëshmuar se shumica as që e lexojnë tekstin”, deklaroi Premuzic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb